“GUXO do t’i ketë dy ministri”, thotë Peci në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 06.01.2026 19:04 06.01.2026 19:04 Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka treguar ekskluzivisht në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova se partia të cilës i takon ai, Guxo, e cila në zgjedhje kandidoi në një listë të përbashkët me LVV, Alternativën dhe PShDK-në, do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë e ardhshme. Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë. “Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci. Faton Peci tha po ashtu se në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri. “Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai. Ndiqeni deklaratën e tij të plotë: