Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gutierrez: Vendimi i MINT-it për Klan Kosovën dukej arbitrar, si në Rusi

NULL NULL
18.07.2023 22:05
gutierrez

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, e ka cilësuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullim të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, si vendim shumë serioz.

“Unë kurrë nuk e kam kuptuar si ndodhi kjo, është e qartë që ju jeni duke operuar në një mënyrë shumë normale, pra ne dhe kolegët tjerë të organizatave tjera ishim shumë të befasuar me anulimin apo suspendimin e certifikatës së biznesit. Ky është një vendim shumë serioz i ndërmarrë nga qeveria, sepse ne besojmë se qeveria në asnjë rast nuk duhet të ndërhyjë në funksionimin e mediave, mund të ndërhyjnë nëse ka një arsye shumë serioze për ta bërë këtë, por në këtë rast nuk ishte kështu”, tha Gutierrez në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se vendimi i MINT-it dukej arbitrar dhe e krahasoi atë me vendime që merren në shtete si Rusia.

“Ne e kishim shumë të vështirë ta kuptojmë përse qeveria papritmas, pa konsultime paraprake me kompaninë tuaj, e mori vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit, dhe arsyet nuk ishin shumë të qarta dhe shumë serioze, pra nuk kishte asnjë rrezik nga kompania juaj që të shkaktojë ndonjë dëm, ju vetëm po bënit punën tuaj, po informonit qytetarët për lajmet në shtet, pra ishte e papritur dhe e çuditshme për ne, dukej si vendim arbitrar, si ato lloj vendime që merren nga qeveria e Rusisë, Azerbajxhanit, apo Turqisë. Pra reagimi im i parë ishte ky, isha shumë i befasuar dhe nuk e kuptova çfarë po ndodhte”, tha më tej Gutierrez. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme