Gutierrez: Refuzimi i ankesës së Klan Kosovës do të ishte përpjekje për ta sulmuar lirinë e medias NULL NULL 18.07.2023 22:06 18.07.2023 22:06 Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka folur mbi vendimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në ARBK për shtyrjen e afatit për marrjen e vendimit rreth ankesës së Klan Kosovës lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit. Gutierrez tha se shpreson se vendimi për shtyrje të afatit është vetëm kërkesë administrative. “Vendimi për ta shtyrë mund të jetë diçka e arsyeshme do të thosha, nëse u duhet që t’i analizojnë dokumentet të cilat i keni dërguar ju, përse jo? Nuk e shoh si diçka problematike. Tani e di nga filiali ynë në shtetin tuaj AGK, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, se ju i keni mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme për të konfirmuar validitetin e certifikatës së biznesit tuaj. Pra nuk shoh ndonjë rrezik për ju që të përballeni me vendimin e mbylljes së plotë të operimit të kanalit tuaj televiziv”, tha Gutierrez në Rubikon të Klan Kosovës. Megjithatë, ai tha se nëse ky komision e refuzon ankesën e Klan Kosovës, organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias do ta shohin si përpjekje për ta sulmuar lirinë e medias në Kosovë. “Jam pak i merakosur, sepse nëse i keni dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk e kuptoj përse u duhet kaq shumë kohë vetëm të konfirmojnë validitetin e certifikatës tuaj të biznesit. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë rast nga afër, do të reagojmë ashpër nëse merret vendim kundër televizionit nga qeveria, ne do ta dënojmë, do ta shohim si përpjekje shumë të madhe për ta sulmuar lirinë e medias në shtetin tuaj dhe siç thash, unë e shoh këtë si plotësisht kundër standardeve evropiane mbi lirinë e medias dhe operimin e lirë të kanaleve televizive, të transmetueseve, pra po, nuk e shoh situatën aktuale si shqetësuese, por do ta ndjekim rastin nga afër dhe do të reagojmë nëse ka vendim të vendosjes së presionit në çfarëdo mënyre ndaj kanalit televiziv. Ne vërtetë besojmë se qeveritë nuk duhet të ndërhyjnë në funksionimin e kanaleve televizive”, deklaroi Gutierrez. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS