Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guterres: SHBA-ja e Irani të rikthehen në negociata

NULL NULL
13.04.2026 23:31

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje që SHBA-ja dhe Irani të rifillojnë negociatat, të cilat gjatë fundjavës përfunduan pas një marrëveshje.

Kthimi në negociata, sipas Guterres, krijon shpresën për t’i dhënë fund luftës.

Guterres ka thënë se armëpushimi duhet të ruhet absolutisht dhe të gjitha shkeljet duhet të ndalen.

“Unë bëj thirrje për rifillimin e bisedimeve për të arritur një marrëveshje”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai u ka kujtuar të gjitha kombeve të respektojnë lirinë e lundrimit, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme