Guterres i reagon planit të Trumpit për Gazën: Nuk duhet ta përkeqësojmë problemin NULL NULL 05.02.2025 23:09 05.02.2025 23:09 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka reaguar ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump që ShBA-ja të marrë kontrollin e Gazës, duke thënë se është “jetike t’i qëndrojmë besnik themelit të ligjit ndërkombëtar” dhe “thelbësore për të shmangur çdo formë spastrimi etnik”. Ai kështu u deklarua në seancën hapëse të këtij viti të Komitetit për Ushtrimin e të Drejtave të Pamohueshme të Popullit Palestinez. Guterres paralajmëroi “në kërkimin e zgjidhjeve, ne nuk duhet ta përkeqësojmë problemin”. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të vazhduar shtytjen për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve pa vonesë. Ai tha se realizimi i të drejtës së palestinezëve “për të jetuar thjesht si qenie njerëzore në tokën e tyre” është larg nga arritja. “Ne kemi parë një çnjerëzim dhe demonizim rrëqethës, sistematik të një populli të tërë,” u tha ai delegatëve në takimin e OKB-së në Nju Jork.