Guterres i kërkon Hamasit të lirojë pengjet pa kushte NULL NULL 15.10.2023 22:50 15.10.2023 22:50 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Hamasit që të lirojë pengjet e Izraelit. Ndërkaq, Tel Avivit i ka kërkuar që të lejojë hyrjen e shpejtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. “Secila prej këtyre dy objektivave është e vlefshme në vetvete. Me to nuk duhet të bëhen pazare dhe ato duhet të zbatohen sepse është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Guterres në një deklaratë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.