Guerot: Raporti Francë-Britani, shembull për Kosovën e Serbinë NULL NULL 06.05.2023 17:44 06.05.2023 17:44 Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot dhe ai britanik, Nicholas Abbott, kanë përcjellë së bashku Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III, përmes televizorit. Në profilin e tij në Twitter, ai ka postuar një foto me kolegun e tij britanik, Nicholas Abbott. Por, pos fotos, ai ka dhënë edhe një mesazh për Kosovën dhe Serbinë, se si duhen pajtuar, njofton Klankosova.tv. “Duke parë Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit me mikun dhe kolegun tim të shkëlqyer nga Mbretëria e Bashkuar, Nicholas Abbott. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar miq dhe aleatë përgjithmonë: një shembull tjetër i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar Guerot, teksa ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë në postimin e tij në Twitter. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025