Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen (VIDEO) NULL NULL 18.01.2026 18:21 18.01.2026 18:21 Protesters wave Kosovo Liberation Army (UCK) flags as they take part in a rally at Skanderbeg square in central Tirana, Albania, Friday, Oct. 17, 2025, against war crimes trials being pursued against some of their leaders in The Hague. (AP Photo/Vlasov Sulaj) Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale. Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës. “Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati. Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”. /Klankosova.tv