Guardiolës i pikon loti teksa Man City përshëndetet me De Bruynen NULL NULL 20.05.2025 23:57 20.05.2025 23:57 Foto: AP Manchester City ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme kundër Bournemouth në luftën për një vend në Champions. Me fitoren 3-1, djemtë e Pep Guardiolas mbesin në vendin e tretë, por që gara për top-5 mbetet e fortë pasi janë edhe tri ekipe tjera me pikë të përafërta dhe gjithçka mund të ndryshojë në xhiron e fundit. Megjithatë, këtë ndeshje e karakterizoi edhe një moment emocional. Kevin de Bruyne u përshëndet me fansat e klubit në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi. E trajneri Guardiola u pa i emocionuar në përfundim të ndeshjes, ndërsa kamerat fokusuan edhe lotin që po i rridhte në faqe. De Bruyne njoftoi kohë më parë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Cityn, me të cilin fitoi gjithçka. Destinacioni i tij i radhës ende nuk dihet. /Klankosova.tv