Guardiola thur lavde për Amorimin NULL NULL 30.10.2024 17:06 30.10.2024 17:06 Pep Guardiola ka folur për trajnerin Ruben Amorim i cili po raportohet se ka pranuar t’i bashkohet Manchester Unitedit. “Përvoja kundër Sporting-ut të Rubenit ishte shumë e mirë,” tha ai, duke kujtuar përballjet mes Cityt dhe Sportingut. “E kam pyetur Matheus Nunesin [që kishte luajtur te Sportingu për Amorimin] dhe ai foli me shumë respekt për të,” shtoi Guardiola, duke theksuar vlerësimin e lartë për trajnerin portugez. “Këtë sezon, Amorimi është i pamposhtur, duke fituar të gjitha ndeshjet në ligë, ndërsa në Champions League ka të njëjtat pikë si ne,” vijoi spanjolli.