Guardiola për Haaland: Mënyra se si ai feston golat tregon se sa i lumtur është te City NULL NULL 12.03.2023 16:45 12.03.2023 16:45 Erling Haaland ishte vendimtar në fitoren e Manchester City ndaj Crystal Palace, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i dhënë skuadrës së tij tre pikët, të cilat i lejojnë të vazhdojnë luftën për Premier League. Pep Guardiola lavdëroi sulmuesin norvegjez në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe nuk hezitoi të thotë se Haaland ndihet i lumtur në Manchester, transmeton Klankosova.tv. “Ai e shijon atë dhe mënyra se si i feston golat e tij tregon se sa i lumtur është këtu, sa të lumtur jemi me të dhe personalitetin që ka. Ai është një djalë i ri, duke marrë përgjegjësinë për penalltinë, me atë presion. Ishte e mrekullueshme”, ka thënë Guardiola. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025