Guardiola dëshiron të drejtojë një kombëtare në Kupën e Botës NULL NULL 07.06.2025 09:46 07.06.2025 09:46 Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt Sipas raportimeve nga The Athletic, trajneri Pep Guardiola ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje kombëtare në një Kampionat Botëror. Guardiola, i cili ka fituar pothuajse gjithçka në futbollin e klubeve me Barcelonën, Bayern Munchen-in, dhe Manchester City-n, duket se është i interesuar për një sfidë të re në arenën ndërkombëtare. Ende nuk është bërë e ditur se cilën kombëtare ai dëshiron të drejtojë, por ky zhvillim mund të sjellë shumë spekulime dhe interesim nga federata të ndryshme për t’i siguruar shërbimet e tij.