Grupi i Drenicës – Prokurori paraqet prova të reja NULL NULL 22.04.2015 14:12 22.04.2015 14:12 Grupi i Drenicës i cili akuzohet për krime lufte u paraqitën sot para Gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës. Në këtë seancë është paraparë të jepet fjala përfundimtare e prokurorit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me arsyetimin se prokurori Charles Hardaëay ka paraqitur edhe disa prova të reja me të cilat po tenton ta ngrit besueshmërinë e dëshmitarit të mbrojtur C i cili kishte dhënë dëshmi kohë më parë në këtë proces. Këto prova janë kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve ndërkohë që gjyqtari Dariusz Sielicki ka ngritur dyshime se i akuzuari Sami Lushtaku ka thyer rregullat e gjykatës të cilat janë vënë për t`u mbrojtur në liri. Sielicki ka thënë se ka një raport i cili vërteton se Lushtaku ka thyer një rregull e cila ia ndalon atij paraqitjen në publik në një vend ku janë mbi 10 persona ndërkohë avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se klienti i tij këtë gjë e ka bërë vetëm një herë dhe atë me leje të Gjykatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025