Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: Tani për tani nuk do të kthehem në funksionin e kryeministrit

NULL NULL
29.05.2016 14:21

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, thotë që tani për tani ka vendosur që të moskthehet në funksionin e kryeministrit sepse nuk do që të keqkuptohet, gjegjësisht nuk do t’i thonë se taktikat i ka bërë  vetëm për interesa personale.

“Nëse kthehem tani në funksion, shumë njerëz do të mendojnë se ndoshta e dërgoj vendim në ndonjë rrezik që të bëhem kryeministër. Ajo për mua nuk është prioritet. Për mua është prioritet suksesi si partiak, ashtu edhe shtetëror. Nëse kontribuoj edhe pak që të ulen tensionet në shoqëri, ajo do të ishte edhe më mirë”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në pjesën e katërt të ashtuquajtur “mega intervsitë” të “Telegrafit në gjuhën maqedonase”.

Intervistat e Gruevskit për portalin të njohur si të afërt me VMRO-DPMNE-në  “Telegraf në gjuhën maqedonase”, kanë shkaktuar reagime të shumta në lidhje me sulmet e tij, ndaj sektorit civil dhe Prokurorisë Speciale. /Portalb

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.