Gruaja zbulon grerëzën, helmi i së cilës mund të shkrijë mishin NULL NULL 22.04.2016 10:03 22.04.2016 10:03 Një grua në Japoni u tmerrua kur gjeti në bluzën e saj një grerëz gjigante, helmi i së cilës mund të shkrijë mishin e njeriut. Të njohura si grerëzat “Aziatike”, këto insekte janë tepër të rrezikshme. Gruaja, e cila e gjeti atë në mes të rrobave, kapi me anë të një kompasi. Ajo i bërë fotografi dhe i postoi më pas në Twitter, shkruan tvklan. Dyshohet se bëhej fjalë për mbretëreshën e folesë, pasi ato janë të parat që dalin nga letargjia, ndërsa pjesa tjetër janë më aktive gjatë Gushtit dhe Tetorit. 6 persona raportohet të kenë humbur jetën në Francë pasi u pickuan nga grerëza “Aziatike”, që besohet se ishte importuar nga Kina.