Gruaja tregon që vrau djalin e saj 52 vjet më parë NULL NULL 22.07.2015 15:00 22.07.2015 15:00 Për 52 vjet Melody Casson e ka mbajtur në vete një sekret të tmerrshëm. Ajo ishte bërë nënë në moshën 15 vjeçare dhe e kishte mbytur djalin e saj të porsalindur, transmeton Klan Kosova. Ajo e kishte “mashtruar” gjykatën duke i thënë se djali kishte vdekur në gjumë. Këtë sekret ajo e ka mbajtur në vete për më shumë se pesë dekada, dhe më në fund pranoi që ajo e kishte ngulfatur djalin e saj 18 ditësh me jastëk sepse ai nuk po ndalonte së qari. Ajo shprehet se për kaq vite e kishte munduar ndjenja e fajit, mirëpo tash në moshën 67 vjeçare kishte vendosur të fliste. Ajo kishte telefonuar policinë për t’i treguar ngjarjen e 52 viteve më parë. “Dëshriojë të i’u tregojë diçka, në fakt të i’u tregojë çdo gjë”. “Kur isha 15 vjeçe e kisha një fëmijë, që qante, qante, e qante pa pushim”. “I’a vura një jastëk mbi fytyrën e ti dhe e vrava. Unë gjithmonë thosha që ishte aksident, por jo nuk ishte i tillë. Unë e vrava atë”. “Kjo gjë ndodhi kur unë isha shumë e vogël, e kam jetuar me këtë mëkat për gjithë jetën time”. Ajo i tha oficerëve, që shumë vite më pas e kishte një djalë që kishte vdekur në aksident në moshën 18 vjeçare, e kjo sipas saj ishte si ndëshkim ndaj saj. Të hënën, Casson i është dhënë një dënim me dy vjet burg me mbikëqyrje, pas pranimit që djalin e saj e kishte vrarë nga pakujdesia në Gjykatën Leicester. Gjykatësja e këtij rasti Justice Thirwall, këtë rast e përshkruan si “shumë unik”. “Unë e kuptojë që ju ndiheni fajtore çdo ditë për këto 52 vjet”. “Ti dëshiroje që të viheshe para drejtësisë, e pikërisht këtë keni bërë”. “Ti e ke jetuar tërë rinën tënde nën hijën e kësaj vepre”. “Dëmi që ju e keni shkaktuar do i’u përcjellë gjatë tërë jetës, dhe unë nuk mund të bëjë asgjë për t’a ndryshuar këtë gjë”, i kishte thënë gjykatësja asaj. Fotoja e Casson me nipërit e saj