Gruaja shtatzënë aborton “fëmijën sirenë” (Foto) NULL NULL 11.08.2016 10:05 11.08.2016 10:05 Një nënë e re ka vendosur ta ndërpresë shtatzëninë, pasi ka zbuluar se në barkun e saj ishte duke e mbajtur një fetus me pamje të sirenës. Nëna 23 vjeçare Wu, ishte gjashtë muajshe shtatzënë kur u ekzaminua nga mjekët në qytetin Yichang, në provincën qendrore Hubei të Kinës . Skanimet treguan që fëmija i saj i pa-lindur nuk ka dy këmbë, por në vend të tyre kishte “bisht” në rritje, transmeton Klan Kosova. Bëhet e ditur se fetusi gjithashtu nuk kishte fshikëz dhe mëlçinë e kishte shumë të shkurtër. Mjekët në spital i thanë se fetusi po vuan nga një gjendje e njohur si sirenomalia, ose “Sindroma Sirenë”, një deformim i rrallë ky, në të cilin këmbët janë të ndërfutur së bashku, duke i dhënë pamjen e bishtit të sirenës. Pavarësisht se e mbajti fetusin për gjysmë viti, Wu vendosi ta ndërpresë shtatzëninë e saj, meqë specialistët vlerësuan që fëmija do të jetë në gjendje të mbijetojë vetëm për pak orë pas lindjes. Shkaqet e Sindromës së Sirenës janë ende një mister mjekësor, dhe thuhet se ndodhë një në 100.000 shtatzëni. Shiloh Pepin, amerikania e njohur si “vajza sirenë”, u përballë me një nga rastet më mirë të dokumentuara botërore të sirenomalisë. Pavarësisht se i ishte nënshtruar 150 operacioneve gjatë jetës së saj relativisht të shkurtër, ajo megjithatë ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 10 vjeçare.