Gruaja që shpëtoi fëmiun që po vdiste nga nxehtësia në veturë (VIDEO) NULL NULL 22.07.2015 12:20 22.07.2015 12:20 Nëj video është shpërndarë ku shihet një grua nga Kansas, duke e goditur një dritare të makinës për të shpëtuar një fëmijë që ishte brenda veturës në të nxehtin e madh. Sarah Oropeza, menaxhere në Famous Footwear në Merriam, kishte përdorur një çelës që përdoret për të ndërrkuar gomat e vetërs që t’e largonte vajzën e vogël e cila ishte e ngujuar brenda. Temepraturat e asaj dite ishin pothuajse 40 grad, e Orpeza tregon se e kishte parë vajzën e vogël e cila ishte pothuajse duke vdekur brenda veturës. “Kur shikova në dritare ajo ishte e mbuluar me djersë. Ajo i kishte tërhequr flokët e saj prapa dhe djersët po i piknin nga fytyra”. “Po lutesha që dritarja të thehej sepse përndryshe ajo do të vdiste”, u shpreh Oropeza. Një infermiere e cila ishte në vendin e ngjarjës përpara se të mbërrinte ambulance i’a dha ndihmën e parë vogëlishes. Oropeza tregoi që dy të rriturit që e kishin lënë vetëm vogëlushen në veturë, u shprehën se ajo ishte mbesa e tyre. Sipas saj, ata nuk shprehen asnjë lloj ndenjë faji pas asaj që kishin bërë. Ata u gjobitën për gjestin e tyre, dhe tani autoritetet janë duke e konsideruar që t’i akuzojnë për vepër më të rëndë se sa thjesht një gjobitje. https://www.youtube.com/watch?v=57fc1PWqXOE