Gruaja në Prishtinë u plagos nga pakujdesia nga djali i saj, policia jep detaje rreth rastit NULL NULL 05.10.2024 08:55 05.10.2024 08:55 Foto ilustruese. Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e gruas e cila u plagos nga pakujdesia nga djali i saj, zyrtar policor. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 12:17 dhe se djali ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, është bërë e ditur se nëna e tij është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë. Ndërkaq, mbrëmë për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla bëri të ditur se gruaja është në rrezik për jetën. Ai shton se pas ekzaminimeve të kryera, po pritet intervenimi i ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit. “Gruaja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit”, ka thënë Syla.