Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja japoneze padit qeverinë për sterilizim të detyruar

NULL NULL
31.01.2018 11:25

Një grua japoneze e cila u sterilizua dhunshëm në vitin 1970 në moshën 15 vjeçare është duke e paditur qeverinë në rastin e parë të këtij lloji.

Gruaja e paidentifikuar është një nga 25,000 persona që i janë nënshtruar kësaj procedure nën ligjin eugjenikë që aplikohej asokohe.

Viktimat u sterilizuan sepse u tha se ishin të sëmurë mendorë ose kishin kushte të tilla si sëmundja e lebrës.

Rreth 16,500 prej tyre dyshohet se u operuan pa pëlqimin e tyre. Disa ishin të moshës nëntëvjeçare në atë kohë.

Gruaja, e cila është tani në të 60-at, mori masa ligjore pasi mësoi se ishte sterilizuar në vitin 1972.

Ajo kishte pasur probleme mendore pasi kishte bërë një operacion për qiellëz të çarë, transmeton Klan Kosova

Për shkak të efekteve anësore nga sterilizimi, asaj më vonë iu desht të hiqte vezoret e saj.

Gruaja raportohet se po kërkon  101,000 dollarë për dëmet, duke përmendur shkeljen e të drejtave të saj njerëzore.

Ligji për eugjenikë nën të cilin operacionet ndodhën ishte në fuqi nga viti 1948 deri më 1996.

Qeveritë e Gjermanisë dhe Suedisë, të cilat kishin politika të ngjashme për eugjenikë, kanë kërkuar falje për viktimat dhe kanë paguar kompensim, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme