Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja fitoi 30 mijë dollarë nga bileta e lotarisë që e mori si dhuratë

NULL NULL
06.07.2022 17:34

Një grua nga Maryland, e cila pranoi gjashtë bileta lotarie si dhuratë nga një mik, përfundoi duke fituar 30 mijë dollarë nga njëra prej biletave.

38-vjeçarja u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se ajo pranoi një disa bileta gërvishtëse si dhuratë nga një mik i mirë dhe nga njëra prej biletave, një biletë Diamond Bingo, prej 3 dollarësh, mendoi fillimisht se fitoi 100 dollarë.

Gruaja tha se u përpoq të arkëtonte biletën në një dyqan lokal, por nëpunësi e skanoi biletën dhe e informoi se kishte gabuar, pasi çmimi në të vërtetë ishte 30 mijë dollarë.

Fituesja tha se paratë e fituara do të shkojnë në disa projekte për rindërtimin e shtëpisë së saj.

lajme të ngjashme