Gruaja e Zuckerberg feston ditëlindjen, ja pamjet nga festa luksoze NULL NULL 25.02.2025 16:39 25.02.2025 16:39 Gruaja e Mark Zuckerberg, Priscila Chan festoi ditëlindjen e saj të 40-të këtë fundjavë në një festë ekstravagante që dukej sikur ishte dasmë, me një ëmbëlsirë gjigante dhe me katër veshje të ndryshme. Chan, në festën e madhe ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj, të cilët të gjithë morën pjesë në festën luksoze, transmeton Klankosova.tv E, për ditëlindje urim mori edhe nga bashkëshorti, Mark Zuckerberg, i cili e uroi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. “Duke festuar me personin më të rëndësishëm në jetën time. Ju jeni një partnere, nënë dhe shoqe e shkëlqyer, dhe unë jam mirënjohës që e ndaj këtë jetë me ju”, shkroi ai.