Gruaja e parë në botë që ka vizituar pothuajse të gjitha shtetet në botë NULL NULL 11.11.2016 09:22 11.11.2016 09:22 Cassandra De Pecol është një 27 vjeçare nga Konektikut që ka vizituar 181 shtete të botës, që nga korriku i vitit 2015. Ajo duhet që të vizitojë edhe 15 shtete të tjera në 40 ditët e ardhshme në mënyrë që të thyejë rekordin Guinness, si njeriu që për një kohë kaq të shkurtër ka udhëtuar në të gjitha shtetet sovrane, transmeton Klan Kosova. Udhëtimi i saj është quajtur si “Ekspedita 196” dhe është duke udhëtuar si një Ambasadore e Paqes.