Gruaja e paralizuar fillon të ecë ditën e dasmës (FOTO) NULL NULL 17.08.2016 09:30 17.08.2016 09:30 Ecja e nuses drejtë altarit është gjithmonë pjesa më emocionuese e ceremonisë së dasmës. Shumë më emocionuese ishte për nusen, Jaquie Gonxher një 25 vjeçare e cila u paralizua nga mosha 17 vjeçare, por të gjithë të ftuarit u surprizuan dhe nuk mund t’i mbanin lotët kur ajo u largua nga karrigia me rrota për të ecur. Gonxher, ishte një notare goxha e zoja mirëpo pas një aksidenti ajo mbeti e paralizuar, dhe mjekët pretendonin që ajo nuk do të mund të ecte më kurrë, transmeton Klan Kosova. Por, ajo i mahniti të gjithë kur vetëm gjashtë muaj më pas mund të qëndronte pak në këmbë. Por, për tetë vitet e ardhshme Gonxher do të qëndronte shumicën e kohës në karrigen me rrota. Si një atlete që ishte para aksidentit, ajo që e zëmëroi më së shumti atë ishte që nuk mund t’i bënte më ushtrimet e saj. “Nuk mund të shkoja në palester dhe kjo më frustronte shumë. Tentoja të filloja të ecja por nuk mund t’ia arrija”. Por një vit para dasmës, ajo i vendosi vetes një qëllim – që të ishte e gatshme të ecte drejt altarit. E si një këmbëngulëse që është ajo arriti që jo vetëm të ecte por edhe të vallëzonte. Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë nga dasma shumë emocionuese e Gonxher.