Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja e dhunuar në luftë ndihet e ofenduar nga prezenca e Daçiqit, lëshon takimin në Londër (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 29.11.2022 20:22

Gjatë fjalimit të Donika Gërvallës ishte prezente e edhe mund ta ketë përkrahur me duartrokitje.

Por, krahas ministres kosovare e cila tha se u shokua me prezencën e Ivica Daciq në konferencën për parandalimin e dhunës seksuale, reagoi edhe e mbijetuara e kësaj dhune, Shyhrete Tahiri-Sylimani veç se ajo edhe lëshoi sallën, njofton Klan Kosova,

E njëjta tha se e pati të vështirë të përballet me njërin nga përgjegjësit e këtyre krimeve, në konferencën që po mbahet në Londër.

“Unë kisha propozuar që herave të tjera me qenë më vigjilent dhe të jemi më të sigurt se si ndjehen të mbijetuarat dhe prezenca e këtyre nuk është e këndshme” tha Shyhrete Tahiri-Sylimani.

lajme të ngjashme