Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gropa me formë rrethore gati perfekte habit Kilin e botën (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 10.08.2022 20:36

Zgjerimi i  një grope në Tierra Amarllia të Kilit, ka frikësuar banorët përreth të cilët po e lënë në faj kompaninë kanadeze të minierës së Bakrit, se me gërmime shkatërruan tokën.

“Shpërthimi i fortë është dëshmi se ata jo vetëm që po na shkatërrojnë shtëpitë, por e dëmtojnë  edhe tokën. Dhe kjo është një frikë që ne si komunitet e kemi prej kohësh dhe që sot po dëshmohet me këtë vrimë”, deklaroi një banor  i zonës, përcjell Klan Kosova.

Shkaqet e vrimës me 200 metra thellësi, që u hap përnjëherë në rrethana misterioze, më 31 korrik me diametër prej 36.5 metrash, ende nuk janë zbuluar.

Megjithatë, përgjegjësit e hapjes se saj, u zotua se do t’i dënojë e gjobisë ministrja e Minierave në Kili, Marcela Hernando e cila ka ndaluar punën e minierës.

Ajo është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga ekipet që po bëjnë studime hidro-gjeologjike dhe minerare në pjesën e shembjes së tokës.

 

 

lajme të ngjashme