Gripi i shpendëve në Shqipëri, nis hetimi epidemiologjik në terren, s’raportohet për vatra të reja NULL NULL 05.03.2025 11:12 05.03.2025 11:12 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Shqipëri po vazhdon hetimin epidemiologjik në lidhje me rastin e gripit të shpendëve. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për një rast të izoluar, raporton Abcnews.al. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri pritet të përcaktoje vendin për asgjësimin e shpendëve të ngordhura. Nga ana tjetër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit atje po monitoron tregjet nëse ka produkt nga kjo kompani.