Grimi kundër fytyrës së zbehtë NULL NULL 08.11.2015 09:29 08.11.2015 09:29 Si të përzgjidhni nuancën e duhur të pudrës, skuqësit të faqeve dhe buzëkuqit për pamje më të re të fytyrës gjatë dimrit? Pudër e lëngshme Pudra e mirë e lëngshme është themeli i secilit makijazh. Nuancat e zakonshme do të jenë shumë të errëta për muajt e dimrit andaj zgjidhni një apo dy nuanca më të hapura, që të përshtatet me tenin tuaj të zbehtë dimëror. Që era dhe i ftohti të mos e thajë lëkurën tuaj, merreni një pudër që do e hidratonte lëkurën tuaj dhe nga e cila fytyra juaj do të dukej më e gjallë. Skuqës i faqeve sipas fytyrës Në vend të bronzerit, gjatë dimrit është më mirë të përdorni skuqës. Atyre me fytyra të zbehta do ju prijnë skuqës ngjyrë rozë, ndërsa nuancat e pjeshkës ju përshtaten femrave me lëkurë ngjyrë ulliri. Pasi të aplikoni skuqësin, menjëherë do të kuptoni nëse e keni zgjedhur nuancën e duhur. Buzëkuqi Përzgjedhja e buzëkuqit varet nga nuanca e lëkurës. Atyre me sy të kaltër dhe me lëkurë të zbehtë më së miri u përshtaten nuancat e kuqe dhe të ngjyrës së lëkurës. Brunet dhe zeshkanet më mirë është të përcaktohen për nuanca të së kuqes së errët dhe nuanca ngjyrë vjollcë. Përfundim, sigurisht që për përzgjedhjen e ngjyrave dhe makijazhit nuk ka rregulla strikte, andaj mund të eksperimentoni./femra.net/