Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Griezmann pensionohet nga kombëtarja e Francës

NULL NULL
30.09.2024 12:17

Futbollisti Antoine Griezmann, ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Francës.

Griezmann e ka publikuar një video të shoqëruar me deklarim të shkurtër.

“Me një zemër të mbushur me kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”, shkroi Griezmann.

Ai u largua nga “trekolorët” pas 137 ndeshjeve.

33-vjeçari për kombëtaren franceze i realizoi 44 gola dhe bëri 38 asistime.

Anëtari i Atletico Madridit luajti tri kupa të botës, duke fituar një në 2018 dhe duke qenë nënkampion në atë të 2022.

lajme të ngjashme