Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Greva në arsim, nisja e vitit shkollor mund të shtyhet në Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
24.08.2019 22:20

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Arsimit në Maqedoninë e Veriut kërcënon me grevë.

Mësimdhënësit të pakënaqur me rritjen minimale të pagës prej 5 për qind.

Drejtuesi i Sindikatës Jakim Nedelkov i jep edhe një javë afat Qeverisë. Kërkon që Sindikata të jetë pjesëmarrëse aktive në krijimin e buxhetit të arsimit për vitin 2020.

“Në qoftë se deri me 1 shtator nuk harmonizohen qëndrimet për këtë çështje, 2 shtator kur është edhe dita e parë e shkollës, këshilli i SASHK ka vendosur ta shpallë atë një grevë paralajmëruese që do të thotë se me 2 shtator mësuesit nuk do ti pranojnë nxënësit, nuk do të fillojnë vitin e ri shkollor dhe nuk do të zbatohen aktivitetet e programit .Nga 3 shtatori, do të fillojnë aktivitetet e rregullta të mësuesve në shkolla, por këshilli i SASHK-ut kërkon që më së voni deri në fund të shtatorit të fillojnë dhe të mbarojnë negociatat me Ministrin e Arsimit, me çka do ti harmonizojmë qëndrimet për rritjen e pagave për vitin 2019 por edhe për rritjen e pagave dhe për vitin fiskal 2020 “,  tha Nedelov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi tha se pagat në arsim janë rritur mbi 10 për qind. Ai beson se edhe në buxhetin e ardhshëm do të ketë rritje shtesë të pagave.

“Greva organizohet në kushtet kur nuk ka zgjidhje, ne zgjidhjen po e afrojmë kur ti kemi të qarta parametrat që dalin edhe vet nga buxheti do të njoftojmë për një ngritje të ardhshme të pagave, deri tash kemi ngritje të pagës, 5% në 2018, 5% në 2019 dhe kjo është një rritje mbi 10 për qind krahasuar me rrogën të cilën e kanë marrë mësimdhënësit në muajin gusht të vitit të kaluar – tha Ademi.

Ademi tha se Ministria e Arsimit është e interesuar për dialog cilësor social me Sindikatën dhe me të gjithë të tjerët të punësuar në sektorin e arsimit./alsat m/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.