Greqia përgatitet për bisedime të reja me kreditorët NULL NULL 24.06.2015 15:52 24.06.2015 15:52 Kryeministri grek Aleksis Tsipras përgatitet për një raund të ri bisedimesh me kreditorët ndërkombëtarë, në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje urgjente mbi borxhin e Athinës. Greqia duhet të paguajë 1.6 miliardë euro Fondit Monetar Ndërkombëtar , deri në fund të qershorit, transmeton Klan Kosova. Edhe pse pengesat nuk janë larguar të gjitha, propozimet e reja për reforma u mirëpritën nga udhëheqësit e BE-së. Apeli thuajse dramatik i Tsiprasit për shoqatat greke të biznesit nënkupton sakrifica, që do t’i lejojnë atij të vulosë një marrëveshje e t’i japë fund “ekuilibrit të tmerrit”. Sipërmarrësit paralajmërojnë se planet për rritje taksash do të kenë ndikim negativ ndaj kompanive, punësimit dhe ekonomisë në tërësi. Propozimet e fundit për reforma të qeverisë greke fokusohen te shkurtimet, siç është rasti i shpenzimeve të mbrojtjes, si dhe te rritja e taksave dhe e kontributeve për pensionet.