Greqi: Tetëvjeçari shqiptar lëndohet nga fishekzjarret NULL NULL 16.04.2023 19:03 16.04.2023 19:03 Një tetëvjeçar shqiptar ka pësuar lëndime nga fishekzjarret. Ngjarja ka ndodhur në Pylos të Greqisë, derisa po festonte Pashkët me familjen e tij. Sipas mediave greke, djaloshi ka pësuar lëndime në dorë por ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Siç shkruajnë mediat shqiptare vogëlushi e kishte gjetur fishekzjarrin afër një kishe. Ai ishte i pashpërthyer dhe sapo e kishte kapur me dorë ai kishte plasur, raportojnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.