Greqi: Një 27-vjeçar shqiptar vdes në një aksident NULL NULL 04.07.2023 17:16 04.07.2023 17:16 Një 27 vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Greqi. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabelas. Shqiptari e humbi kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur me veturë. Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa kjo e shkaktoi hedhjen e të riut nga vetura. Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, por shqiptari nuk mbijetoi, përcjell Klankosova.tv 27-vjeçari banonte që disa vjet në Mykonos. Ai punonte në një lokal në plazhin e kësaj zone. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS