Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Greqi, lind foshnja nga tre prindër

NULL NULL
11.04.2019 12:00

Mjekët e fertilitetit në Greqi dhe Spanjë thonë se kanë krijuar një fëmijë nga tre persona me qëllim që të tejkalojnë infertilitetin e një gruaje.
Foshnja djalë lindi të martën dhe peshon 2.9 kilogramë.

Gjithashtu u bë e ditur se nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Mjekët thonë se ata janë duke “bërë histori mjekësore”, që mund të ndihmojnë çiftet jopjellore në tërë botën.

Por, disa ekspertë në Britani thonë se procedura ngre pyetje etike dhe nuk duhet të ketë ndodhur.

Forma eksperimentale e IVF përdor një vezë nga nëna, spermën nga babai dhe një vezë tjetër nga një grua donatore.

Ajo u zhvillua për të ndihmuar familjet e prekura nga sëmundjet vdekjeprurëse mitokondriale, të cilat kalojnë nga nëna tek foshnja.

Deri më tani është provuar vetëm në një rast tjetër në Jordani, rast i cili ngriti mjaft polemika.

lajme të ngjashme