Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet ShBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta NULL NULL 07.02.2025 08:27 07.02.2025 08:27 Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë. Në platformën “X”, Grenell postoi një foto të Kurtit, teksa në mbishkrim të saj shihet edhe deklarata e lartëcekur. Lidhur me këtë, Grenell thotë se Kurti është iluzionues, transmeton Klankosova.tv. “Iluzionues. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e ShBA-së, Anthony Blinken, etj”, ka shkruar Grenell në X. Delusional. Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d — Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025