Grekëve iu bën përshtypje raportimi i gazetarit të Klan Kosovës (VIDEO) NULL NULL 12.06.2022 20:22 12.06.2022 20:22 Me fillim nga ora 20:45, Kosova do ta luajë kundër Greqisë. “Dardanët” në stadiumin “Panthessaliko” do të synojnë të fitojnë në mënyrë që të jenë në garë për ta fituar kreun e grupit 2 të ligës C të Ligës së Kombeve, që dërgon në playoff të kualifikimeve për “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani. E në Greqi gjendet edhe një ekip i Klan Kosovës. Raportimi i gazetarit Jon Ajeti, duket se iu bëri përshtypje disa nga fansave të Greqisë. Ndiqni momentet kur disa tifozë grek ndërhyjnë në raportimin e gazetarit të Klan Kosovës.