Grekët gatuajnë tortën e Vitit të Ri 5 mijë kilogramëshe (VIDEO) NULL NULL 04.01.2023 08:44 04.01.2023 08:44 Një ekip prej 200 furrtarësh kombinuan përpjekjet e tyre në Greqi për të krijuar një vasilopita masive, një tortë tradicionale e Vitit të Ri, që peshon më shumë se pesëmijë kilogramë. Vasilopita u pjek natën e Vitit të Ri në bashkëpunim me dhjetëra furra buke të zonës së Athinës dhe Shoqatën e Bukëpjekësve të Athinës. Produkti i përfunduar u montua në një rrugë në Peristeri, një periferi të Athinës. Torta peshonte më shumë pesëmijë kilogramë dhe ishte bërë nga 4 mijë kilogramë miell, 2 mijë kilogramë gjalpë, 1 mijë kilogramë sheqer, 50 kilogramë konjak, 2 mijë vezë, 1,500 portokall dhe 4 kuti vanilje. Organizatorët thanë se torta masive po dorëzohet në Rekordet Botërore të Guinness për njohje zyrtare si vasilopita më e madhe në botë. Torta u nda në 50,000 pjesë dhe u shërbeu të pranishmëve.