Grejpfruti – antibiotik natyral NULL NULL 14.07.2018 17:28 14.07.2018 17:28 Antibiotiku më i fortë natyral që shkatërron një gamë të gjerë të mikrobeve, përfshirë viruset, bakteriet dhe kërpudhat është ekstrakti i farave të grejpfrutit, i njohur si citrofit. Grejpfruti njihet si antioksidant me efekt të fortë anti-bakterial. Ai është i pasur me vitaminat A, B, C, D, E dhe K, si dhe kalcium, fosfor, magnez, zink, bakër dhe hekur. Por pasuria e tij e vërtetë gjendet në fara. Nga fara dhe pulpa e grejpfrutit ne marrim citrofitin – antibiotikun më të fortë që vepron në forcimin e sistemit imunitar, transmeton Klan Kosova. Përfitimet e frutit të grejpfrutit: Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak Është ideal për parandalimin e gripit dhe ftohjeve Ka efekt kundër alergjive të ndryshme Trajton inflamacionet akute dhe kronike Ndihmon në trajtimin e infeksioneve gastrike Shëron sëmundjet që shkaktohen nga parazitët Është shumë efektiv në trajtimin e etheve në buzë dhe gojë, si dhe buzëve të çara dhe të thata Ndihmon në parandalimin e kariesit të dhëmbëve Ndihmon me dhimbjet dhe inflamacionet e veshit Shumë i mirë kundër zbokthit Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, djegieve dhe problemeve me lëkurën Qetëson kafshimet e insekteve të ndryshme Ndihmon me infeksionet e këmbëve Vepron në mënyrë efektive në infeksionet vaginale Ndihmon punën e mëlçisë