“Green Book” më i miri në Oscar, befason Olivia Colman NULL NULL 25.02.2019 07:15 25.02.2019 07:15 Aktorja britanike Olivia Colman sfidoi mundësitë dhe ia doli të fitojë çmimin Oscar, në naten kur filmi më i mirë u zgjodh “Green Book” – gjithashtu një surprizë. Colman fitoi cmimin per aktoren më të mirë për rolin e Mbretëreshës Anne në “The Favorite”. “Green Book” fitoi gjithsej tre trofe, përfshirë fotografinë më të mirë, e cila pritej te shkonte tek “Roma”. Bohemian Rhapsody fitoi më së shumti çmime, në total katër, ndërsa “Roma” dhe “Black Panther” fituan nga tre secila. Çmimi për aktorin më të mirë shkoi tek Rami Malek, i cili portretizoi Fredie Mercury tek “Bohemian Rapsody”.