Gratë siriane kërkojnë burra për martesë NULL NULL 22.06.2016 09:58 22.06.2016 09:58 Që kur ka filluar konflikti në Siri, shumë burra ose janë vrarë, ose kanë ikur nga vendi ose janë në ushtri. Kështu që, gratë siriane kanë mbetur të vetme. Mungesa e burrave në qytetet siriane është e dukshme nga çdo vizitor që shkon atje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Në kafene, në super markete e në rrugë ka shumë më pak burra se sa që kishte dikur, dhe edhe ata që kanë mbetur, shihen me veshje ushtarake. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ky kaos ua ka lejuar grave që t’i ndjekin lidhjet lezbike, në një vend ku të paktën teknikisht, lidhjet homoseksuale janë të ndaluara. Në një intervistë për gazetën Daily Mail, gratë siriane kanë thënë se edhe ata burra që kanë mbetur po e kanë të pamundur të martohen për shkak se për tu martuar, duhet t’i japësh ari e para familjes së gruas. Ndërsa në anën tjetër, burrat më të vjetër ata me nga 50, po u vardisen vajzave të reja të cilat tundohen nga lajkat e tyre, për shkak se s’duan të jenë të vetme, mirëpo në të shumtën e rasteve ata janë të martuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Iran: Arrestime masive dhe ekzekutime pas dyshimeve për lidhje me inteligjencën izraelite 13 minuta më parë