Gratë po humbasin diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës për shkak të udhëzimeve të pasakta NULL NULL 09.01.2025 11:46 09.01.2025 11:46 Një studim i kryer nga Fondacioni Britanik i Zemrës ka zbuluar se udhëzimet aktuale për diagnostikimin e kardiomiopatisë hipertrofike (HCM) janë të pasakta dhe nuk marrin parasysh ndryshimet natyrore mes gjinive, përfshirë madhësinë e trupit. Kur janë marrë parasysh këto variacione, shkalla e diagnostikimit ka rritur me 20 për qind për gratë, transmeton klankosova.tv. Ekspertët sugjerojnë që duhet përditësuar kjo “qasje njësoj për të gjithë”, për të siguruar që gratë të mos anashkalohet në diagnostikimin e problemeve të zemrës. Kardiomiopatia hipertrofike është një gjendje gjenetike që ndikon në një nga 500 persona dhe shkakton trashjen e murit muskulor të zemrës, duke e bërë më të vështirë pompimin e gjakut nëpër trup. Kjo mund të jetë potencialisht kërcënuese për jetën dhe mund të shkaktojë ritme të parregullta të zemrës që mund të çojnë në arrest kardiak dhe vdekje të papritur. Dy të tretat e njerëzve të diagnostikuar me këtë gjendje janë burra, por hulumtuesit theksojnë se gratë janë po aq të prirura për të pasur këtë gjendje, duke çuar në një boshllëk në diagnostikim. Mjekët zakonisht përdorin një shumëllojshmëri testesh dhe skanimesh, si matja e trashësisë së murit të ventriculit të majtë, dhomës kryesore të pompimit të zemrës.