Gratë me astmë që përdorin inhalatorët afatshkurtër rrezikohen nga steriliteti NULL NULL 15.02.2018 20:00 15.02.2018 20:00 Gratë me astmë që përdorin vetëm inhalatorët afatshkurtër, të cilët shpesh janë blu, 30 për qind kanë më shumë gjasa të vuajnë nga infertiliteti, sugjeron një hulumtim i ri. Ndërsa femrat me astme që marrin inhalatorët të cilat përmbajnë steroid, kanë të njëjtat perspektivë të shtatzënisë si pacientët që nuk vuajnë nga astma, njofton Klan Kosova. Duke u mbështetur vetëm tek lehtësuesit, që hapin rrugët e frymëmarrjes, gjithashtu bën që gratë të marrin më shumë se 20 për qind, mesatarisht, për t’u mbetur shtatzënë, shton hulumtimi. Steriliteti u përcaktua si marrja e më shumë se një viti për t’u mbetur shtatzënë pavarësisht se kishte seks të rregullt dhe të pambrojtur. Autori kryesor, Dr Luke Grzeskowiak nga Universiteti i Adelaide, tha: “Pesë deri në 10 për qind e të gjitha grave në mbarë botën kanë astmë dhe është një nga kushtet më të shpeshta kronike mjekësore në gratë e moshës riprodhuese”. Steriliteti prek rreth 11 për qind të grave dhe nëntë për qind të meshkujve të një moshe riprodhuese në SHBA. Në Mbretërinë e Bashkuar, afërsisht një në shtatë çifte kanë probleme të konceptimit, njofton Klan Kosova.