Graçanicë: Në gjendje te dehur sulmoi një grua dhe kanosi disa persona, arrestohet NULL NULL 12.03.2026 10:16 12.03.2026 10:16 Një burrë është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte sulmuar një grua, e më pas kishte kanosur edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur fillimisht ka sulmuar viktimën femër dhe më pastaj ka kanosur edhe persona të tjerë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.