Grabitje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet NULL NULL 22.07.2024 09:00 22.07.2024 09:00 vjedhje parash Një grabitje me armë ka ndodhur të dielën në Prishtinë. Sipas policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se një person i dyshuar ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme. Rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se një person i dyshuar mashkull i panjohur ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme dhe disa gjësende tjera. Nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.