Grabitje e armatosur në një argjendari në Tiranë NULL NULL 27.06.2024 09:32 27.06.2024 09:32 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dy persona, ende të paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri kanë grabitur një argjendari në Tiranë. Rasti është raportuar në polici nga 22-vjeçari, i cili është punonjës i argjendarisë. “Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit 22 vjeç, punonjës i një argjendarie”, thuhet në njoftimin e policisë.