Grabitja në Suharekë: I dyshuari i tretë lirohet në procedurë të rregullt (VIDEO) NULL NULL 27.11.2023 10:56 27.11.2023 10:56 Personi i tretë i cili u arrestua gjatë së dieles si i dyshuar për rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga prokurorja Ervehe Gashi. Ajo tha se nuk ka dyshim të bazuar për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij personit. Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit më 25 nëntor. Grabitja në Suharekë: Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve