GP Aviation dhe Prishtina Ticket nisin fluturimin e parë drejt kryeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë NULL NULL 04.04.2025 13:21 04.04.2025 13:21 Sot, më 4 prill 2025, GP Aviation dhe Prishtina Ticket realizuan me sukses fluturimin e parë në linjën e re Prishtinë–Paris–Prishtinë, duke e shtuar kështu Parisin si destinacionin e 24-të që lidhet drejtpërdrejt me kryeqytetin e Kosovës. Kjo linjë e re është pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të rrjetit të fluturimeve që GP Aviation dhe PrishtinaTicket ofrojnë nga Prishtina drejt qyteteve kryesore evropiane si: Francë: Paris Zvicër: Zürich, Basel, Geneva Gjermani: Düsseldorf, Stuttgart, München, Münster, Hannover, Hamburg, Berlin, Bremen, Dortmund, Memmingen, Nürnberg, Köln Suedi: Göteborg, Malmö, Stokholm, Växjö Finlandë: Helsinki Luksemburg Slloveni: Ljubljana Zhvillimi i vazhdueshëm: Bashkëpunimi midis GP Aviation dhe PrishtinaTicket filloi në vitin 2020 dhe që nga viti 2021 e deri më sot, është shënuar një rritje e konsiderueshme si në numrin e destinacioneve, ashtu edhe në numrin e udhëtarëve që fluturojnë nga dhe drejt Prishtinës. Statistikat e udhëtarëve: 2021: 177.152 udhëtarë 2022: 365.357 udhëtarë 2023: 480.781 udhëtarë 2024: 920.813 udhëtarë 2025: pritet të arrijë në rreth 1.5 milion udhëtarë Kjo rritje e madhe është mundësuar falë ofertave të favorshme të biletave dhe shtimit të konkurrencës në treg, duke e bërë udhëtimin më të qasshëm për diasporën dhe qytetarët që udhëtojnë për arsye familjare, pune apo turizmi. Konkurrencë dhe destinacione të reja: GP Aviation dhe PrishtinaTicket kanë rritur ndjeshëm konkurrencën në linjat ekzistuese dhe kanë hapur destinacione të reja që më parë nuk ishin të mbuluara nga linjat ajrore që operonin gjatë viteve 2000–2019. Disa nga këto janë: Paris, Münster (Osnabrück), Bremen, Malmö, Göteborg, Stokholm, Helsinki, Nürnberg, Ljubljana, Luxemburg, Köln, Växjö. Krahasuar me periudhën 2000–2019, numri i destinacioneve është trefishuar në periudhën 2021–2025. Ky zhvillim nuk lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, por me strategjinë e zgjerimit të ofertës ajrore dhe përmirësimit të kushteve të udhëtimit për të gjithë udhëtarët. Mirë se vini udhëtarë të Parisit! Urojmë mirëseardhjen për udhëtarët e linjës së re Paris–Prishtinë, e cila do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, gjatë gjithë vitit 2025–2026, si një linjë e rregullt direkte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025