Gorancasit i kap barku e temperatura, u helmohet uji? (VIDEO) NULL NULL 11.07.2022 20:19 11.07.2022 20:19 Më shumë se 112 banorë të fshatit Gorancës, të Hanit të Elezit, kanë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të helmimit që besohet të ketë ardhur nga uji i pijes. Fluksi i madh i qytetarëve që po kërkojnë ndihmën e mjekut, sipas drejtoreshës së shëndetësisë Kimete Kuka është zor i përballueshëm për shkak të mungesë së stafit e disa barnave. Kjo tha se kanë dërguar kërkesë në ministrinë e shëndetësisë, që pas gjendjes së krijuar këtu, të ndihmohen me disa medikamente. Për të parë situatën nga afër, në terren doli edhe Mirsad Shkreta deputeti mjek i Lëvizjes Vetëvendosje.