Gonorrea po bëhet më e vështirë për t’u trajtuar NULL NULL 07.01.2019 17:30 07.01.2019 17:30 Gonorreja është duke u bërë më rezistente ndaj antibiotikëve, duke u lënë kështu mjekëve opsione të limituara për trajtimin e sëmundjes. Sëmundja seksualisht e transmetueshme është duke u bërë e vështirë për t’u trajtuar dhe tani mund t’i luftojë tre ilaçet e zakonshme për trajtimin e saj. Kjo vjen pas një rritje të madhe të rasteve, rreth 22% brenda një viti. Pacientët zakonisht përdorin ceftriaxone dhe azithromycin për të luftuar gonorrean. Mirëpo, një raport i fundit i publikuar në Britani tregon se rezistenca ndaj këtyre ilaçeve po vazhdon të rritet.