Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golin e shënuar, Neymar ia dedikon Bryantit (VIDEO)

NULL NULL
26.01.2020 23:06

Sulmuesi brazilian Neymar ia ka dedikuar legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, njërin prej golave të shënuar sot në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Lille.

Pasi shënoi edhe golin e dytë, 27-vjeçari ngriti gishtat e tij duke sinjalizuar numrin 24, që ishte numri i fanellës që Bryant e kishte veshur te skuadra e Los Angelos Lakers, transmeton Klan Kosova.


Kujtojmë se sot Kobe Bryant ka ndërruar jetë pas rrëzimit të helikopterit ku ai ndodhej me tre persona të tjerë.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

LAJMI I FUNDIT: Vdes basketbollisti Kobe Bryant

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.